Ujori
Ndryshime të brendshme dhe të jashtme pasurojnë jetën tuaj. Punë, njohje, vazhdimësi. Nga viti i kaluar Plutoni u vendos në shenjën tuaj dhe tani ndikimet që kanë të bëjnë, mundësi të reja në çështje ekonomiko-financiare, takime pune. Ata që janë në diasporë, kanë pasur problem me ligjin. Kanë një ndikim shumë të madh në këtë periudhë. Periudha më ideale ndonjëherë. Favorizimet dhe ndryshimet që kanë, është momenti i duhur për stabilizimin në fushën e ekonomisë dhe vazhdimësisë së ligjeve. Për ata që janë në Itali, Angli, Francë, është idealja. Ujorët dinë t’ja dalin dhe ta bëjnë punën të saktë. Në fushën e dashurisë, lidhjet afatgjatë. Për Ujor-Luan, Ujor-Akrep, Ujor-Dem është periudha më perfekte.
Peshqit
Ky vit duket se është mjaft pozitiv, kreativ, pak i lodhshëm por i kënaqshëm në fund. Kjo sepse një boshllëk ekonomiko-financiar që kanë pasur, duket se vjen momenti për ta zgjidhur. Momenti më perfekt, sidomos 10 ditëshi i parë dhe i tretë sepse Urani te Binjakët ndryshon çështjet në lidhje me familjen. Mund të ketë lidhje ose ata që kanë pasur diçka problem do të zgjidhet. Prania e Jupiterit nga Qershori në Gaforre ndihmon Peshqit. Është një mundësi mjaft e mirë tani dhe mund të vazhdojnë të arrijnë majat në këto fusha. Në verë presin diçka në fushën ekonomiko-financiare sepse kanë një mundësi të mbarë. Ajo që duket në çështjet e martesave dhe partneriteteve, duket se mars-shtator është koha më e mirë e mundshme prandaj mos e lini pas dore.