Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vit i suksesshëm, por 2026 “sjell” historinë/ Presidenti i FSHF, Duka dhe kapiteni Gjimshiti flasin për play off

schedule13:16 - 16 Dhjetor, 2025

schedule 13:16 - 16 Dhjetor, 2025

Pasi mbylli një vit të suksesshëm me kualifikimin në plej-ofin e “Botërorit 2026”, kombëtarja e Shqipërisë kërkon të shkruajë historinë në sfidat e marsit të ardhshëm. Një mision I vështirë, por për presidentin e Federatës, Armand Duka dhe kapitenin Berat Gjimshiti, skuadra kuqezi do të luajë të gjitha shanset e saj.

Viti 2025 ishte I suksesshëm, por 2026 mund të jetë me të vërtetë historik. Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë në muajin mars në play off e “Botërorit” me shpresën e madhe për të siguruar për herë të parë një biletë për në fazën finale të turneut. Presidenti i Federatës, Armand Duka nuk pushtohet nga euforia, por e di që skuadra kuqezi i ka të gjitha mundësitë për të luajtur shanset e saj.

Edhe kapiteni i kombëtares, Berat Gjimshiti shkon në të njëjtën linjë. Mbrojtësi u shpall lojtari kuqezi i vitit, por shpreson të udhëheqë skuadrën drejt arritjes historike. Në ndeshjet e play off, kombëtarja kuqezi ka edhe urimin e një një emri të madh të futbollit botëror si Esteban Cambiaso, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e “Topit të Artë”

Kombëtarja kuqezi do të luajë ndeshjen e saj të parë në play off e “Botërorit 2026” në fushën e Polonisë më 26 mars.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!