Vit i mbarë për ullirin/ Fermeri në Kurbin: Kërkesa e tregut, e lartë

schedule16:17 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 16:17 - 15 Dhjetor, 2024

Zona e Kurbinit njihet për kultivimin e ullirit cilësor. Në fshatrat Gjorëm dhe Zheje ka plantacione të mëdha ulliri, madje shume prej tyre shekullorë.

Luan Piroli prej 17 vitesh i është përkushtuar ullirit. Ai ka një sipërfaqe me 3 hektarë në fshatin Zheje. Prodhimi i ketij viti duket i mbarë, ndersa ka nisur vjeljen që në muajn shtator dhe ende nuk ka përfunduar.

Jemi të kënaqur. Edhe çmimi i vajit ka qenë i favorshëm. Po vazhdojmë vjeljen. Nuk kemi pasur problem për tregun.

Me këte aktivitet prodhues Luani siguron të ardhurat e familjes prej vitesh.

E kemi përballuar duke blerë vegla. Shkund deri në 10 kuintal në ditë. Fuqisë punëtore me familjarët e mi. Nuk kemi vënë ndonjë pasuri, por kemi mbijetuar.

Ai kultivon disa variatete të ullirit, ndërsa janë disa faktorë që ndikojnë tek sasia e prodhimit.

Kam frontoin italian dhe kaniniotin e Vlorës dhe shumë variatete të tjera. Ka të bëjë shumë koha, është transporti, enët. Në 30 shtator kam marrë 10 litra, ndërsa tani shkoj te 18 litra.” – u shpreh Piroli.

Ndonëse kërkesat në treg janë të larta, fermeri apelon që autoritetet lolale të punojnë më shumë me promovimin e vajit të ullirit të zonës. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!