Autoritetet e qarkut të Los Anxhelosit në SHBA arrestuan katër persona që kishin gjetur një mënyrë unike për të mashtruar kompanitë e sigurimeve dhe për të marrë paratë nga dëmet.
Autorët visheshin me kostume ariu dhe gërvishtnin makina. Dyshimet u ngritën pas një ankese për një një Rolls Royce Ghost të dëmtuar, një automjet i vlerësuar në qindra mijëra dollarë.
An investigation into a suspicious insurance claim filed by four Los Angeles-area residents revealed a scheme where someone wore a bear costume and scratched up the inside of three cars, officials said.
Get the details at https://t.co/lcXKmWJnJM pic.twitter.com/k74BJu4s8R
— ABC7 Eyewitness News (@ABC7) November 14, 2024
Sipas pretendimeve, një ari hyri në makinën e parkuar në një zonë malore dhe shkaktoi kërdi. Por, kompania e sigurimit kishte dyshime për pamjet që tregonin ariun brenda automjetit.
Më pas, u zbulua se “ariu” në të vërtetë ishte një person me një kostum. Autoritetet arrestuan tre burrat dhe një grua nën akuzën e mashtrimit dhe komplotit./abcnews.al