Virxhinia, shteti i parë jugor amerikan që heq dënimin me vdekje

schedule15:41 - 6 Shkurt, 2021

schedule 15:41 - 6 Shkurt, 2021

Me 57 vota pro dhe 41 kundër, dhoma e përfaqësuesve në Virxhinia, rrëzoi dënimin me vdekje duke u bërë shteti i parë në jug të SHBA që merr këtë vendim. Në fillim të javës dhe senati kishte miratuar vendimin, dhe mungonte vetëm vota e dhomës ku tre republikanë vendosën të mbështesnin kolegët e tyre demokratë.

Guvernatori i shtetit, demokrati Ralf Nortem, e mbështet këtë vendim dhe do të firmosë ligjin që do të bëjë Virxhinian shtetin e 23 amerikan që heq dënimin me vdekje.
Për Virxhinian ky vendim është historik. Që nga themelimi i shtetit janë ekzekutuar me vdekje rreth 1400 persona, më shumë se në çdo shtet tjerër amerikan. Në vend të dytë për numër ekzekutimesh renditet Teksas që ku gjykata e lartë risolli në fuqi dënimin me vdekje në vitin 1976.

Para votimit debati në sallë ishte i ndezur sipas mediave. Demokratët që mbështesnin rrëzimin e dënimit me vdekje, e cilësuan si një dënim arkaik, në një moment që shuëm vende kanë hequr dorë nga kjo procedurë. Ata gjithashtu shtuan se dënimi me vdekje shpesh aplikohet pafrejtësisht tek afro amerikanët, të sëmurët mendorë, dhe tek personat që kanë më shumë mundësi të përfundojnë në objektiv të këtij dënimi.
Republikanët nga ana e tyre shprejën shqetësim për viktimat dhe familjarët e tyre duke paralajmëruar se me këtë ligj, vrasësit mbaheshin në qeli dhe në pritje të dënimit, ndërsa tani mund të lirohen.

Për momentin janë dy personat që presin ekzekutimin në Virxhinia, por dënimi i tyre do të konvertohet në burgim të përjetshëm.
Sipas organizatave jo qeveritare që e mbështetën këtë vcendim, një meritë të madhe për këtë ditë e ka dhe lëvizja “Jetët me ngjyrë kanë rëndësi” të cilët me protestat e manifestmet e tyre bënë të mundur që të niste debati për këtë temë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!