Virusin vdekjeprurës Nipah “mbërthen” Indinë, alarm në disa zona

schedule16:47 - 13 Shtator, 2023

schedule 16:47 - 13 Shtator, 2023

India së fundmi duket se po përballet me përhapjen e një virusi vdekjeprurës. Mediat e huaja shkruajnë se autoritetet në shtetin jugor indian të Kerala mbyllën disa shkolla dhe zyra dhe shpallën zona kontrolli në më shumë se shtatë fshatra pasi u raportuan dy vdekje nga virusi i rrallë dhe vdekjeprurës Nipah.

Sipas mediave një i rritut dhe një fëmijë janë të infektuar dhe ndodhen në spital për kurim, ndërsa më shumë se 130 njerëz janë testuar deri më tani për virusin, i cili transmetohet te njerëzit përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të lakuriqëve të natës, derrave ose njerëzve të tjerë të infektuar, sipas një zyrtari nga ministria e shëndetësisë e Kerala.

Tre ekipe nga qeveria federale, përfshirë Institutin Kombëtar të Virologjisë, janë planifikuar të mbërrijnë sot në Kerala për më shumë kontrolle, ka thënë një zyrtar shëndetsor në këtë shtet.

Virusi vdekjeprurës Nipah, i cili shkakton një inflamacion që fryn trurin, u identifikua për herë të parë në vitin 1999 gjatë një shpërthimi të sëmundjes që preku fermerët e derrave dhe të tjerë që ranë në kontakt të ngushtë me derrat në Malajzi dhe Singapor.

Ky është shpërthimi i katërt i Nipah në shtetin e Kerala që nga viti 2018. Shpërthimi i parë dhe më i keqi nisi me një 26-vjeçar, i cili u dërgua në spital me ethe dhe kollë. Të afërmit e tij dhe pacientët e tjerë u infektuan më pas përpara se ky njeri të diagnostikohej me Nipah.

Njëzet e një nga 23 të infektuar përfunduan. Në vitin 2019 dhe 2021, Nipah mori jetën e dy personave të tjerë.

Një sondazh i mediave të huaja i publikuar në maj renditi pjesë të Keralas ndër rajonet më të rrezikuara globalisht nga shpërthimet e viruseve të lidhura me lakuriqët e natës. Shpyllëzimi dhe urbanizimi i gjerë i kanë sjellë popullatat njerëzore në kontakt të ngushtë me jetën e egër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!