Juventusi vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat. Bardhezinjtë do të përballen të shtunën në Verona kundër Hellas së Ivan Juric, sfidë e rëndësishme dhe goxha e komplikuar.
Lajmi i keq lidhet me Alvaro Moratën, i cili nuk është stërvitur me shokët e skuadrës në seancën e sotme stërvitore. Mediat italiane raportojnë se sulmuesi spanjoll vuan nga Citomegalovirusi (CMV).
CMV është anëtar i grupit të Herpes virus dhe karakterizohet nga aftësia për të qëndruar i fjetur në trup për një periudhë të gjatë, duke mos shkaktuar simptoma të dukshme.
28-vjeçari iberik ka disa ditë që është prekur nga ky lloj virusi dhe mungesa e tij në ndeshjen ndaj Hellas Verona është e sigurt. /abcnews.al