Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Virusi i stomakut, anija ndalon në Francë/ Dyshime për norovirus, 50 turistë shfaqen ankesa, izolohet anija

schedule19:18 - 13 Maj, 2026

schedule 19:18 - 13 Maj, 2026

Autoritetet franceze kanë izoluar më shumë se 1,700 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në një anije turistike të ankoruar në Bordo, pas një shpërthimi të dyshuar të norovirusit sipas njoftimit te dhene nga autoritet franceze. Anija “Ambition”, me 1,233 pasagjerë në bord, shumica shtetas britanikë dhe irlandezë, mbërriti në Bordo të martën. Sipas autoriteteve franceze të shëndetësisë, rreth 50 persona kanë shfaqur simptoma të virusit gastrointestinal.

Një pasagjer 92-vjeçar humbi jetën në anije të dielën. Megjithatë, kompania operuese “Ambassador Cruise Line” deklaroi se personi nuk kishte raportuar simptoma të sëmundjes gastrointestinale dhe se shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar, në pritje të raportit të plotë të mjekësisë ligjore.

Kompania konfirmoi se aktualisht janë regjistruar 48 raste aktive të sëmundjes gastrointestinale mes pasagjerëve dhe një rast tek ekuipazhi në anijen, e cila ndodhej në një udhëtim 14-ditor. Autoritetet franceze kanë urdhëruar që të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të qëndrojnë në bord derisa të përfundojnë hetimet dhe analizat laboratorike.



Norovirusi është një grup virusesh që shkaktojnë të vjella të rënda, dhimbje stomaku diarre dhe temperature.Semundja perhapet permes kontatkit me personat e infektuar, ushqimit ose ujit te kontaminuar. Ne shumicen e rasteve nuk eshte vdekjeprures, por virusi mund te jete shume I rrezikshem per te moshuarit dhe femijet e vegjel si dhe personat me imunitet te dobet. Si pasoje e prekjes nga ky virus raportohet se vdesin 200 mije persona cdo vit ne mbare boten. Per trajtimin e tij nuk ka nje kure antivirale por sugjerohet pirja e lengjeve dhe nje ushqyerje e shendetshme per te ndihmuar imunitetin te mposht semundjen.

Anija e ndalur nga Autoritetet Franceze  ishte nisur nga Belfasti të premten dhe me pas kishte pasur nje tjeter ndalese per grumbullim te tjere turistesh nne Liverpul. Sipas të dhënave të operatorit, rastet e dyshurara te virusit u shtuan pas hipjes së pasagjerëve në Liverpul.Në një deklaratë, “Ambassador Cruise Line” tha se kishte zbatuar menjëherë masa të shtuara dezinfektimi dhe protokolle parandaluese në të gjithë anijen, në përputhje me procedurat e shëndetit publik.

Një ekip specialistësh mjekësorë dhe ekspertësh te dezinfektimit është dërguar në anije për të kryer analiza shtesë. Mostrat e mbledhura janë dërguar për testim në spitalin universitar të Bordosë, ndërsa rezultatet pritet të dalin pergjate te enjtes. Sipas operatorit, pasagjerët do të lejohen të zbresin nga anija vetëm pasi autoritetet lokale të japin miratimin përfundimtar.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!