Virusi do të na sulmojë deri sa të kuptojmë se shkaku është egoizmi njerëzor

schedule10:27 - 16 Janar, 2021

schedule 10:27 - 16 Janar, 2021

Nga Michael Laitman, Newsmax

Natyra ka një sens të shkëlqyer humori:Sapo njerëzimi filloi të shpërndante vaksinat kundër tij, ajo krijoi 2- mutacione të reja, një  në Britaninë e Madhe, dhe tjetrin në Afrikën e Jugut. Që të dyja llojet e reja të koronvirusit janë shumë më infektues, dhe mjekët nuk janë ende të sigurt nëse vaksinat e sapo-zhvilluara janë efektive kundër tyre.

Por çfarë mund të presim?

Që nga fillimi i kësaj pandemie, problemi nuk është Covid-19. Kjo sëmundje është një simptomë e një problemi shumë më të thellë që buron nga marrëdhëniet e këqija njerëzore. Kur luftoni kundër sëmundjes, nuk është për t’u habitur që patogjeni ju godet vazhdimisht.

Strategjia aktuale është po aq e zgjuar sa përballja me një tub që rrjedh gjithandej, dhe ku ti përpiqesh të mbulosh të çarën nga del uji në vend se të  mbyllësh rubinetin.

Natyra do vazhdojë të na godasë, derisa të kuptojmë se viruset, shpërthimet vullkanike, luftërat, gjakderdhjet apo zjarret në pyje nuk janë problemi i vërtetë, por që  jemi ne, njerëzimi, problemi i vetëm në këtë botë.

Kur të pyesim se si t`a korrigjojmë veten,  atëherë do të fillojmë të shohim disa rezultate pozitive në përpjekjet tona.

Shkaku kryesor që qëndron pas të gjitha katastrofave, traumave dhe çdo mundimi tjetër të mundshëm, është egoizmi ynë. Kjo është ajo që po e shkatërron botën në të cilën jetojmë, përfshirë edhe veten tonë. Kurdoherë që na thuhet se egoja jonë është problemi, ne e mohojmë të zemëruar këtë gjë, por kjo nuk e bën atë më pak të vërtetë.

Njerëzimi e mohon, pasi egoja jonë nuk ka dëshirë të përballet me të vërtetën se janë ato problemi i vërtetë. Por derisa t`a bëjmë këtë, problemet vetëm do të përkeqësohen. Dhe këtu do të hasemi me një problem tjetër:Bota nuk do të jetë e aftë të luftojë mbi egoizmin, derisa populli i Izraelit t`i tregojë rrugën.

Aktualisht,  hebrenjtë po tregojmë krejt të kundërtën.

Kur antisemitët fajësuan Izraelin për shkaktimin e të gjitha problemeve,  shumica nuk mund të mos ishte dakord me ta. Ata u bënë  një komb kur ranë dakord të bashkoheshim “si një njeri me një zemër të vetme”, por nuk shkëlqyen përveç errësirës së  përçarjes.

Ata mund të  mos e kuptojnë, por antisemitët nuk  urrejnë për shkak të mënyrës se si të tjerët i trajtojnë. Ata  urrejnë për shkak të mënyrës se si sillen me njëri-tjetrin.

Kur rivalët më në fund kthehen kundër hebrenjve, kjo nuk ndodh për shkak se ata po kërkojnë një “kokë turku”, por sepse ata mendojnë vërtet mendojnë se janë në luftë për shkakun e një të treti.

Gjithsesi, intuita e tyre është e saktë:Po të ishin bashkuar në vend të përçarjes, do të kishin projektuar unitetin në vend të ndarjes, dhe pjesa tjetër e botës do të ishte gjithashtu në paqe.

Kur njerëzimi nuk është në paqe, kur kombet luftojnë për epërsi, ata përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për t`a arritur atë çfarë duan. Dhe në këtë proçes, ata shfrytëzojnë njerëzit, burimet natyrore, e ndotin Tokën, dhe e “varrosin” atë sikur të mos ketë më të nesërme.

Por në fund, ata shkatërrojnë të ardhmen tonë.

Tani kemi ardhur në një kohë kur shfrytëzimi i Tokës nga njerëzimi është bërë aq i madh, sa natyra nuk mund t`a përballojë dot më. Ajo po na e kthen kusurin, dhe nuk do të ndalet derisa të ndryshojmë rrugë. Sa më shumë që ushtrojmë presion ndaj natyrës, aq më shumë ajo do të na kundërpërgjigjet, dhe pasojat do ti vuajnë njerëzit.

Sidoqoftë, nëse populli i Izraelit e kupton rolin e tij, dhe ndryshon kursin, e gjithë bota do të ndryshojë kursin e saj bashkë me Izraelin.

Kur të ndodhë kjo gjë, nuk do të kemi nevojë për vaksina; marrëdhëniet tona do të na mbrojnë nga dëmtimi, jo vetëm nga viruset, por nga të gjitha fatkeqësitë e tjera që shkaktohen nga përçarja që ekziston midis nesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!