“Virulenca e virusit ka rënë”: Pipero flet edhe për gjendjen e pacientëve në spital

schedule10:19 - 11 Qershor, 2020

schedule 10:19 - 11 Qershor, 2020

Ndonëse numri i rasteve në vend është rritur, virulenca e Covid-19 ka rënë. Kështu u shpreh në studion e Abc News mjeku infeksionit Pëllumb Pipero.

Mjeku tha se po ashtu ka rënë edhe transmetueshmëria e virusit, që sipas tij ka ndikuar rritja e temperaturave.

Pipero shprehet optimist se edhe nëse nuk do të kemi një vaksinë virusi do të dobësohet, për shkak se studimet deri më tani kanë treguar se nuk pëson ndryshim gjenetik.

“Virulenca e këtij virusi është dukshëm në rënie. Edhe transmetueshmëria ka rënë, e kemi thënë me rritjen e temperaturave bie transmetueshmëria. Virulencën këtu e shohim nga ana klinike. Në vendet e tjera është studiuar edhe andej ka rënë.

Studimet e deritanishme në përgjithësi dëshmojnë se ky virus ka strukturë të qendrueshme gjenetike dhe mundësia për të pasur ndryshime është e vogël. Dhe nëse është e vërtetë kjo virulenca do vije gjithnjë në rënie. Edhe nëse nuk do kemi vaksinë virusi do të dobësohet dhe largohet”, tha Pipero, ndërsa u bëri apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.

LEXO EDHE: A do të ketë një valë të dytë të pandemisë? Pipero jep lajmin e mirë

“Hapja ishte proporcionale me ritmin e epidemisë në vend. Gjithë problemi është që të mos e keqkuptojmë hapjen dhe heqjen e të gjitha masave shtrënguese. Tashmë është tërësisht në dorën tonë. Nuk kemi orar, por vetëm këshill, distanë–masë”, u shpreh mjeku.

Më tej, Pipero foli edhe për gjendjen e pacientëve të shtruar në spital. Ndonëse, ditët e fundit numri është rritur, ai theksoi se gjendja e tyre është e qëndrueshme.

“Gjendja e të sëmurëve përgjithësisht është e mirë. Kemi 6 raste të rënda dhe një i intubuar. Një pjesë janë raste të rinj dhe ne po i monitorojmë. Rastet që janë në terapi intensive janë me perametra të qëndrueshëm. Besoj fort se edhe këto dy ditë do të bjerë numri i personave që shtrohen në spital”, deklaroi mjeku.

Gjatë bisedës me gazetaren Suela Demiri, Pipero u ndal edhe tek viktima e djeshme tek Infektvi, të cilën ministria nuk e klasifikoi tek humbjet e Covid.

“Rasti është transferuar nga mjekësia interne. Çdo humbje jete është i shtrenjtë. Numrin e kemi pasur relativisht të vogël. Por të sëmurët kronikë janë më të rrezikuar. Rasti ishte transferuar, kishte disa sëmundje. Aty pati një vatër, midis tre u infektua edhe kjo paciente. Unë kam sjellë një shembull, nqs një person ka qenë kontakt i një personi të sëmurë dhe pas dy ditësh humb jetën në aksident si do e referojmë, natyrisht aksident. Ndaj këtu ha diskutim, nuk ka rëndësi si quhet, por e dhimbshme është se kemi një jetë të humbur”, tha Pipero. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!