Virozat, një mjek viziton deri në 30 pacientë në ditë

schedule15:57 - 29 Maj, 2022

schedule 15:57 - 29 Maj, 2022

Nga Ema Shazivari 

Mbi 30 vizita në ditë kryen një mjek pediatër nëpër qendra shëndetësore në këtë periudhë të vitit. Simptomat më të shpeshta janë ato të virozave të stinës, që kryesisht prekin traktin gastroitensinal. Mjekja pediatre e Qendrës Shëndetësore 9 në Tiranë, Anila Sefdari thotë për ABC se mes tyre ka dhe shumë fëmijë të cilët preken nga alergjitë.

Këtë vit numri i fëmijëve të prekur është më i lartë se një vit më parë. Sefvdari tregon arsyen e kësaj rritje.

Fluks në këtë priudhë ka edhe në urgjencën e Pediatrisë në QSUT. Mjekët bëjnë apel që prindërit të drejtohen fillimisht në qendrat Shëndetësore, për të shmangur kaosin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!