Virozat e stinës, 1.5 milionë italianë të prekur

schedule12:45 - 3 Janar, 2019

schedule 12:45 - 3 Janar, 2019

Janë 1.5 milionë italianë të prekur aktualisht nga virozat e stinës ndërkohë që pritet që kulmi të arrihet në fund të muajit Janar. Më të prekurit janë fëmijët nën moshën 5 vjeç.

Rriten ndjeshëm rastet e pacientëve të prekura nga virozat e stinës kryesisht nga gripi nga veriu deri në jug të Italisë, me plot 1.5 milionë raste të sinjalizuara. Por autoritetet shëndetësore në vend paralajmërojnë se kulmi do të jetë në fund të muajit Janar.

Mosha më e prekur janë fëmijët nën moshën 5 vjeç. Mjekët e familjes shprehen se tashmë mund të konsiderohet një lloj epidemie pasi rastet janë në rritje të vazhdueshme. Viruset që qarkullojnë më shumë janë ata që prekin të moshuarit ngjashëm me atë të pandemisë së vitit 2009.

Por mediat italiane raportojnë se për shkak të një numri më të madh të personave që kanë vendosur të vaksinohen, virozat po kalohen më lehtë pa shkaktuar komplikacione./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!