Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Virgin Hyperloop prezanton kapsulat supersonike, do të udhëtojnë më shpejt sesa trenat maglev

schedule22:40 - 26 Gusht, 2021

schedule 22:40 - 26 Gusht, 2021

Virgin Hyperloop ka prezantuar vizionin e saj për një sistem transporti me shpejtësi të lartë, që mund të arrijë mbi 1000 kilometra në orë. Kompania, që është pjesë e perandorisë së Richard Branson, pretendon se kjo formë e re e transportit “do të vendosë standardin për udhëtimet e shekullit 21” dhe do t’i lejojë njerëzit të udhëtojnë midis qyteteve brenda pak minutash.

Trenat e projektuar nuk do të përmbajnë vagona por kapsula të vogla brenda një tubi si një mjedis vakum. Këto kapsula, me një kapacitet prej 28 vetësh secila, nuk do të lidhen, gjë që do t’i lejojë ata të udhëtojnë në destinacione të ndryshme.

Objektivi i kompanisë prej më shumë se 1000 km në orë është tre herë më i shpejtë se hekurudha me shpejtësi të lartë dhe më shumë se 10 herë më shpejt se hekurudha tradicionale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!