Në konferencën për shtyp, të mbajtur ditën e sotme, në prag të ndeshjes çerek-finale me Argjentinën ka marrë pjesë dhe kapiteni i Hollandës, Virgil van Dijk,
Në fjalën e tij, mbrojtësi i Liverpool u shpreh se është tepër krenar për rrugëtimin e deri më tanishëm të “tulipanëve”, në Kupën e Botës.
“Jam krenar që kam arritur në këtë pikë dhe që kam mundësinë të arrij në gjysmëfinale. Jemi tre ndeshje nga ajo që kemi dashur gjithmonë. A ekziston rreziku për të përfunduar sërish në penallti? Unë sinqerisht shpresoj në fitoren tonë, por jemi të përgatitur për këtë. Sigurisht, megjithatë, është një gjë ndryshe të bësh mirë në stërvitje kur askush nuk është atje dhe tjetër gjë në një stadium plot me njerëz”,- është shprehur lideri i mbrojtjes së “tulipanëve”. /i.m /abcnews.al