“Vinte erë e tmerrshme”! Flasin e bija dhe fqinjët e çiftit shqiptar që u masakruan në valixhe

schedule15:52 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 15:52 - 17 Dhjetor, 2020

Mediat italiane raportojnë se është vënë në kërkim djali i çiftit të bashkëshortëve Pasho të cilët u gjetën të masakruar në katër valixhe pranë Firences. Taulant Pasho 36 vjec dyshohet sipas mediave se është autori i masakrës. Prokuroria ka marrë dëshmi të rëndësishme nga fqinjët e çiftit ku kanë jetuar bashkëshortët. Ata qëndronin në një apartament që ndodhej pranë burgut në Soleciano, së bashku me djalin dhe të fejuarin e tij. Sipas mediave italiane të cilat u referohen dëshmisë së fqinjëve, pak kohë kohë para zhdukjes së çiftit, nga apartamenti vinte një erë e rëndë.

Taulanti është personi i fundit që ka takuar prindërit në 2 nëntor, ditë në të cilin ai ka dalë nga burg me masën arrest shtëpie. Ai ishte dënuar disa herë për trafik droge. Përveç të shkuarës së tij, hetuesit janë fokusuar edhe te konfliktet familjare që kanë patur bashkëshortët me fëmijët prej vitesh. Mediat italiane raportojnë se dy vajzat e çiftit u shoqëruan mbrëmjen e djeshme në komisariat së bashku me xhaxhain e tyre që jeton në Kastelfiorentino.

Lexo edhe: Corriere della Sera: Trupat e gjetur në valixhe janë të çiftit shqiptar, shpallet në kërkim djali

Daniela dhe Vitoria janë marrë në pyetje gjatë gjithë ditës së mërkurë.  Sipas mediave italiane hetuesit janë të bindur se mes vëllait dhe motrave nuk ka pasur marrëdhënie të mira. Mediat thonë se Taulanti ka qenë i dhunshëm, agresiv me të gjithë, madje edhe me të burgosurit në Soleciano, ka bërë shumë armiq. Kontakti i fundit i Taulantit ishte në vitin 2017 kur ka telefonuar nga Shqipëria avokatin e tij. Që prej atij momenti nuk dihet asgjë për të. Megjithatë motra e Taulantit, Dorina nuk beson se prindërit janë ekzekutuar për hesapet e vëllait me trafikantët e drogës. Ajo ka deklaruar se nëse do të ishte një krim për drogën, ata nuk do të hakmerreshin ndaj prindërve, por ndaj fëmijëve.

Falë vëllait tim kërkimet e prindërve të mi në Interpol filluan nga Shqipëria, këtë e di prokurori. Do ja u tregoj hetuesve se ku është vëllai im” tha ajo. Mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Chi la visto” u bë me dije një tjetër fakt. Pas vrasjes, çiftit shqiptar i mungonte një shumë prej 40 mijë eurosh. Kjo shumë parash ishte përfituar nga Shpëtimi si dëmshpërblim  për një aksident që kishte pësuar në Shqipëri. Eshtrat e Shpëtimit dhe Teutës, të cilët u zhdukën në 2015, u gjetën javën e kaluar nga një fermer ndërsa po punonte në kopshtin e tij./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!