Fabio Capello, në një intervistë të dhënë për Sky Sports, ka treguar se Ronaldo është lojtari më i talentuar që ka drejtuar ndonjëherë. Italiani e ka pasur nën urdhra Fenomenin te Real Madrid për gjashtë muaj. Veç fjalëve të mira, Capello tregoi se braziliani ishte edhe problematik, madje tregoi se çfarë i kishte thënë Ruud Van Nistelrooy një rast.
“Talenti më i madh që kam stërvitur ka qenë Ronaldo, por në të njëjtën kohë ishte lojtari që më ka krijuar më shumë probleme në dhomat e zhveshjes. Organizonte festa dhe bënte gjithçka. Një herë erdhi Van Nistelrooy dhe më tha: ‘Trajner, dhomat e zhveshjes mbajnë aromë alkooli’.
Pastaj Ronaldo shkoi në Milano dhe në filluam të fitojmë. Por nëse flasim për talent, ai ishte më i madhi dhe këtë e them pa më të voglin dyshim”, u raportua të kishte thënë Capello, ndërkohë që sulmuesi holandez ka reaguar përmes një postimi në Twitter.
A tenor de unas declaraciones que se le atribuyen a Fabio Capello, señalando que yo, en su día, le comenté que el vestuario del @realmadrid "olía a alcohol" quiero desmentir rotundamente tales afirmaciones. Ese vestuario desde el primer día demostró una profesionalidad máxima. pic.twitter.com/Z2xmRFwZpN
— Ruud van Nistelrooij (@RvN1776) May 20, 2020
Ai mohon t’i ketë thënë teknikut italian se në dhomat e zhveshjes vinte era alkool. “I mohoj me vendosmëri deklarata të tilla. Në dhomat e zhveshjes nga dita e parë kishte vetëm profesionalizëm”, shkruan mes të tjerash Van Nistelrooy. /abcnews.al