Vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, arrestohen tre persona në Tiranë

schedule09:42 - 5 Prill, 2024

schedule 09:42 - 5 Prill, 2024

Tre persona të moshave 48, 46 dhe 38 vjeç janë arrestuar këtë të premte në Tiranë, pasi dyshohet se vinin baste sportive nëpërmjet celularëve. Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë për një 20-vjeçar.

Gjatë operacionit policor të koduar “Loja”, u gjetën dhe sekuestruan 4 celularë që shërbenin  për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Loja”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit të moshave 48, 46 dhe 38 vjeç, të tre banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për një të ri, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte në Tiranë, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!