Vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, arrestohen tre persona në Gramsh

schedule11:38 - 26 Qershor, 2024

schedule 11:38 - 26 Qershor, 2024

Tre persona janë arrestuar këtë të mërkurë në Gramsh, pasi vinin baste sportive nëpërmjet celularëve.

Po ashtu janë proceduar katër shtetas, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i kontrolleve të Policisë, konstatohet se në 2 lokale në lagjen “Sporti”, viheshin baste sportive, me celularë.

Për të dyja rastet:
-janë arrestuar 3 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër;
-janë sekuestruar 6 celularë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al