Autori i golit vendimtar në finalen e Champions League pak javë më parë, Vinicius Jr është gati të vazhdojë kontratën me Real Madridin.
Braziliani rezultoi më vendimtar se kurrë në këtë sezon mes Evropës dhe La Liga, dhe sipas asaj që raportohet nga “Marca”, ka gjetur një marrëveshje totale me “Los Blancos” për të rinovuar kontratën e tij.
Zgjatja e kontratës pritet të bëhet deri në 2026 ose 2027, me një rritje të konsiderueshme të pagës, e cila do jetë rreth 10 milionë neto në sezon.
Zyrtarizimi do të bëhet në fillim të korrikut, pas pushimeve të brazilianit, i cili do të vazhdojë aventurën me Blancos me një klauzolë lirimi mbi një miliardë euro. /f.a/abcnews.al