Vinicius Junior foli pas eliminimin të Brazilit nga Kupa e Botës 2022.
Kombëtarja braziliane u largua nga turneu në fazën e 1/4 finale, duke humbur ndaj Kroacisë në penallti.
“Kam qarë në fushë, kam qarë në dhomat e zhveshjes, kam qarë vetëm në avion, kam qarë kur jam kthyer në shtëpi dhe do të qaj sa herë të mendoj sa afër kemi qenë… Dita më e keqe e jetës sime, pa dyshim. Unë jam shumë i mërzitur.
Por unë e dua futbollin dhe do të më japë mundësi të reja për ta rikthyer Brazilin atje ku meriton të jetë, në majë.
Planet e Zotit janë shumë më të mëdha se tonat. Do të kthehemi më të fortë se kurrë. Brazili do të pushtojë botën në vitin 2026, mbani mend këtë”, ka shkruar anësori i Real Madridit dhe Brazilit. /G.D abcnews.al/