Ronaldinho me topin në këmbë ishte magjik. Kushdo e ka parë brazilianin ën fushën e blertë është mahnitur nga mënyra se si luante. Maksimumin e pati te Barcelona, ndërsa më pas erdhi edhe rënia. I ndodh kujtdo dhe sidomos një njeriu të cilin i pëlqen të shijojë edhe jetën e natës.
Së fundmi ai ka folur për një talent si Vinicius Junior, pjesë e Real Madrid. Ronaldinho është i bindur që 19-vjeçari do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë. “Vinicius është aktualisht pjesë e një prej klubeve më të mëdha. Mendoj se edhe ai do të jetë së shpejti një ndër më të mirët në botë”, është shprehur ish-fantazisti brazilian.
Goli i parë i Lionel Messit ka ardhur me ndihmën e Ronaldinhos dhe ai asist i është kujtuar sërish: “Mendoj se është shumë e rëndësishme që çdo ekip të ketë lojtarë që e ka këtë karakteristikë, në mënyrë që sulmuesit të mund të marrin topa të mira për të shënuar”. /abcnews.al