Vinicius “mbulohet me ar”/ Real pranë rinovimit me yllin e kombëtares së Brazilit

schedule12:41 - 24 Prill, 2025

schedule 12:41 - 24 Prill, 2025

Është padyshim një nga më të mirët në planet. Vinisius Zhunior, shkurt Vinisius, përfaqëson një pasuri sportive për Realin e Madridit, dhe klubi më I madh I futbollit në botë, do t’ia njohë vlerën me kontratën e re.

Mediat spanjolle shkruajnë se ylli I Brazilit pritet të rinovojë në “Santiago Bernabeu”, dhe se akordi që vlen deri në 2027, do të zgjatet me dy ose tre sezone të tjerë, pritet deri në 2030.

Lojtari më I mirë I vitit të kaluar sipas FIFA-s, besohet se do të marrë të njëjtën rrogë si Kilian Mbape, duke qenë dy më të paguarit e ekipit.

Flitet për një shifër afër 29 milionë euro pa llogaritur taksat, ndërsa me kontratën e tanishme, Vinisius merr pak më shumë se 19 milionë euro.

Besohet se në marrëveshje do të ketë edhe klauzola të tjera në favor të lojtarit, ndërsa përfitime do të ketë edhe nga e drejta e imazhit

Gjithsesi, nuk kanë qenë paratë që e kanë bindur Vinisiusin për të qendruar te kampionët e Spanjës dhe të Europës.

Nga Arabia Saudite, Al Ahli i ofroi sipas mediave europiane dhe braziliane, një rrogë prej 200 milionë eurosh në sezon, baraz me Kristiano Ronaldon, dhe kjo për një periudhë 5-vjeçare.

Në total, do t’i jepnin 1 miliardë euro, dhe Realit 350 milionë euro për kartonin, por lojtari që mbush shpejt 25 vjeç mesa duket dëshiron të vazhdojë në futbollin europian, në La Liga dhe Champions, pra në nivelin më të lartë në botë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!