Vinicius Junior po paraqitet mirë te Reali i Madrid dhe po ia del të bindë trajnerin Zidane dhe të gjithë tifozët. Sulmuesi brazilian po kthehet në një lojtar të rëndësishëm për “Los Blancos” dhe nuk i kursen elozhet për dyshen Benzema-Marcelo në një prononcim për FourFourTwo.
“Lojtari që më ka ndihmuar më shumë te Reali është Karim Benzema, pa asnjë dyshim. Ai më ka shtrirë dorën që në ditën e parë. Gjithmonë më jep këshilla dhe më thotë të qëndroj i qetë dhe i përqendruar sa herë luajmë bashkë.
Këtu ka shumë cilësi, edhe mentaliteti është i ndryshëm. Të gjithë duan të fitojnë në çdo rast dhe te Reali ka lojtarë të shkëlqyer. Marcelo është më i miri me topin në këmbë, ndërsa Benzema mendon 10 sekonda para të tjerëve”, deklaron Vinicius Junior. /abcnews.al