Vinicius Junior alarmon Real Madridin, shkak bëhet COVID-19

schedule16:45 - 9 Korrik, 2020

schedule 16:45 - 9 Korrik, 2020

Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior, duhet t’i nënshtrohet një testi të dytë për koronavirusin.  Lajmin e ka konfirmuar trajner Zinedine Zidane, në konferencën e zakonshme për shtyp përpara takimit të së premtes ndaj Deportivo Alaves.

“Mjekët më konfirmuan se testi i parë shkoi keq dhe duhet përsëritur. Kur diçka e tillë ndodh, lojtari nuk mund të stërvitet. Shpresoj që Vinicius të mos këtë asgjë dhe të jetë me ne në duelin e nesërm”, deklaroi Zidane gjatë konferencës.

Tekniku francez do të duhet t’i bëjë llogaritë dhe pa Luka Jovic, i cili duhet të qëndrojë i vetë-izoluar. Serbi ka pasur kontakte me një mikun e tij,  i infektuar me COVID-19. Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme për madrilenët, sepse në rast fitoreje do të shkojnë në +4 pikë nga Barcelona e vendit të dytë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!