Edhe një herë viktimë e fyerjeve raciste në fushën e Real Valladolid (2-0), mbrëmjen e së premtes në kampionat, Vinicius Junior doli nga heshtja për të reaguar ndaj këtyre sulmeve dhe për të sulmuar La Ligën, në rrjetet e tij sociale.
“Racistët vazhdojnë të shkojnë në stadiume dhe të shikojnë nga afër klubin më të madh në botë dhe La Liga vazhdon të mos bëjë asgjë… Unë do të vazhdoj me kokën lart dhe do të festoj fitoret e mia dhe ato të Madridit. Në fund të fundit, është faji im”, tha ai. /G.D abcnews.al/