Vinicius Junior realizoi golin e parë në triumfin 0-2 të Real Madrid ndaj Levantes, teksa Karim Benzema vulosi gjithçka në shtesa. Finalizim i bukur i 20-vjeçarit brazilian, i cili shënoi edhe në ndeshjen e fituar 1-0 ndaj Valladolid.
Fitore e vështirë dhe vendi i parë në renditje për djemtë e Zidane. Në një prononcim për AS, Vinicius analizon sfidën ndaj ekipit të Enis Bardhit dhe tregon problemin e “Los Blancos”.
“Jam i lumtur për golin dhe për fitoren. Vuajtëm shumë, po luanim jashtë fushës tonë, por ia dolëm të siguronim fitoren. Tani është e rëndësishme të pushojmë dhe përgatitemi për takimin e radhës.
Pjesa e dytë? Normale që ishte e komplikuar, mos harroni që është vetëm fillimi i sezonit. Levante ka një skuadër shumë të mirë. Jemi disi mbrapa me ritmin, por ndeshjet e shumta do e rregullojnë këtë aspekt“, deklaron sulmuesi i talentuar. /abcnews.al