Real Madrid fitoi 0-1 në fushën e Sevilla, duke reaguar pas dy humbjeve radhazi në kampionat dhe Champions League. Përballja u vendos nga një autogol i portierit vendas, por Vinicius Juniors, në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, pretendon se i takon atij.
“Goli ishte i imi, e shënova unë. Fitorja e sotme është shumë e rëndësishme për aspektin psikologjik, na shton shumë besimin te vetja. Ia dolëm të merrnim tre pikët në një fushë të vështirë kundër një skuadra të madhe.
https://streamable.com/d0icw0
E kishim të qartë që duhet të vuanim për të fituar, ia dolëm. Ky sezon është ndryshe nga të tjerët, po luajmë shumë ndeshje në një kohë të shkurtër dhe nuk është aspak e lehtë. Presioni? Diçka normale te Reali, por na pëlqen ky presion“, thekson sulmuesi brazilian. /abcnews.al