Karim Benzema shënoi dy gola në fitoren 3-0 të Real Madrid kundër Valencias. Sulmuesi francez numëron 16 gola të shënuar në kampionat këtë sezon dhe vetëm Leo Messi (21 gola) ka shënuar më shumë se ai.
32-vjeçari është pjesë e “Los Blancos” prej vitit 2009 dhe është ngjitur në kuotën e 243 golave, duke u kthyer golashënuesi i pestë më i mirë i historisë së klubit spanjoll dhe duke kaluar një legjendë si hungarezi Ferenc Puskas (242 gola të shënuar me Realin).
Vinicius Junior nuk habitet nga një rendiment i tillë. Talenti brazilian ka krijuar një lidhje të fortë me Benzema, të cilin e cilëson si qendërsulmuesin më të mirë në planet në një rrëfim për FourFourTwo.
“Benzema më ka ndihmuar prej ditës së parë që erdha te Real Madrid, duke më dhënë këshilla të çmuara dhe duke më kërkuar të mos e humbas kurrë qetësinë dhe përqendrimin.
Karim mendon 10 sekonda përpara të tjerëve, ai është numri 9 më i mirë në botë, nuk kam dyshime në këtë që po them“, deklaron 19-vjeçari brazilian. /abcnews.al