Sipas ESPN, Real Madrid i ka ofruar Vinicius Junior mundësinë për të mbajtur mbi shpinë numrin 7 duke filluar nga sezoni i ardhshëm, por anësori e refuzoi atë.
Ndërkohë, Bernabeu Digital raporton se 22-vjeçari në fakt do të preferonte fanellën me nr.11, e cila mund të mbetet bosh nëse largohet Marco Asensio në fund të sezonit.
Numri 11 duket se është preferenca e Vinit pasi e veshi atë te Real Madrid Castilla dhe në ndeshjen më të fundit për Brazilin. Për më tepër, ai donte të merrte përsipër numrin e fanellës kur Gareth Bale u largua, por duhej të kënaqej me numrin 20.
Fanella nr.7 ka një histori të gjatë te Real Madrid pasi legjenda si Butragueno, Raul dhe Cristiano Ronaldo e kanë veshur atë. Që nga largimi i portugezit, lojtarë si Mariano dhe Eden Hazard e kanë mbajtur mbi shpinë. /G.D abcnews.al/
Burimi: Javi Rubiano @ Twitter