Villarreal kërkon Hysajn? Corriere dello Sport: Nuk ka asnjë ofertë për mbrojtësin shqiptar

schedule16:10 - 18 Korrik, 2022

schedule 16:10 - 18 Korrik, 2022

Zëra të pavërtetë për interesimin e Villarreal ndaj mbrojtësit të kombëtares shqiptare. Për Elseid Hysaj kishte zëra se interesohej skuadra spanjolle, duke u konsideruar një pistë konkrete për lojtarin e Lazios.

“Corriere dello Sport” ka raportuar ditën e sotme se janë zëra të pavërtetë pasi për mbrojtësin shqiptarë nuk ka ardhur asnjë ofertë konkrete në zyrat e Lazios.

“Nuk konfirmohet interesimi i Villarrealit për Elseid Hysaj . Deri më sot nuk ka asnjë ofertë konkrete për palën shqiptare”, ka shkruar e përditshmja italiane ditën e sotme. /f.a/abcnews.al