Super vila e legjendës David Beckham u grabit ndërsa familja ishte duke fjetur. Beckham u vë në shenjestër të hajdutëve profesionistë më 1 mars, por ngjarja u bë publike ditën e sotme.
Nga kjo grabitje, autorët kanë dalë marrë shumë të konsiderueshme parash.
Familja Beckham ishte në vilën Holland Park në Londër, me David dhe Victorian në shtëpi ishte edhe vajza e vogël Harper.
Askush nga pjesëtarët e familjes nuk e kuptoi se hajdutët kishin hyrë në shtëpi, pasi ata janë futur vetëm në një dhomë gjumi duke marrë mijëra paund dhe orendi të shtrenjta.
Vjedhja u zbulua nga djali legjendës së Man.United, Cruzz i cili u kthye vonë në shtëpi dhe pikasi xhamat e thyer të dritareve.
Autorët ende nuk janë identifikuar, por dyshohet se bëhet fjalë për një grup hajdutësh profesionistë që prej ditësh operojnë në këtë zonë./ h.ll/abcnews.al
Beckham’s London mansion broken into while David and Victoria at home with Harperhttps://t.co/DmG4HM1P6v
— Manchester News MEN (@MENnewsdesk) March 31, 2022