Shkup – Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka vendosur të shpallë 3 ditë zie në nder të viktimave që gjetën vdekjen si pasojë e një zjarri që ra në një strukturë spitalore për Covid.
Vendimi është marrë në seancën e sotme të Kuvendit. Dita e zisë fillon sot dhe do të zgjasë deri të shtunën 11 shtator. Tre ditë zie nga sot ka shpallur edhe Këshilli i Komunës së Tetovës.
Kujtojmë se si pasojë e zjarrit të rënë në spitalin Covid në Tetovë kanë humbur jetën 14 persona. /abcnews.al/