Viktimat e pushkatuara gjatë komunizmit, ende në Shqipëri 6000 të pagjetur

schedule15:34 - 31 Tetor, 2019

schedule 15:34 - 31 Tetor, 2019

Mbi 6000 persona të ekzekutuar në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës komuniste vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur. Po ashtu eshtrat e dhjetra personave të gjetur në varre masive, presin të identifikohen. BE po financon një projekt të asistuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Njerëzit e Zhdukur.

Gati 3 dekada pas rënies se regjimit totalitar në Shqipëri, shumë krime çnjerëzore të asaj periudhe vijojnë të mbeten të pazbardhura. Edhe sot mijëra familje që vuajtën persekutimin komunist nuk dinë ende se ku gjenden eshtrat e të afërmve të tyre, të vrarë gjatë diktaturës.

Shifrat janë të frikshme, mbi 6000 persona te ekzekutuar nga diktatura komuniste vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur.

Por edhe kur zbulohen varreza masive siç ishte rasti i një të tillë në zonën e Dajtit 10 vite më parë, 20 persona që kishin eshtrat aty ende nuk janë identifikuar. Ato presin në morg përgjigjet e analizave të ADN-së.

Metheë Holliday Drejtori Rajonal i ICMP, Për kërkimin e Familjeve të Personave të Zhdukur theksoi se, në Shqipëri ndodhen edhe 37 vendvarrime potenciale masive ku, autoritetet duhet të përqëndrohen në të ardhmen.

“Familjet e 6000 personave ende presin për një përgjigje. Të humburit nuk janë të vdekur. Ne kemi gjetur në dy vende, dy persona të ekzekutuar në kohën e komunizmit, konkretisht në Dajt dhe në Ballsh. Por çfarë është raporti i kërkimit të ADN? Kjo gjë bën të mundur identifikimit e personit të humbur nëpërmjet profilit gjenetik me familjarët e tij. Saktësia është mbi 97 % për të evidenuar vitkimat e komunizmit. Deri tani janë marrë më shumë se 20 përgjigje për vendvarrimin në Dajt nga 2010. Ky kërkim dhe identifikim do të bëj të mundur qetësinë shpirtërore të familjarëve që kërkojnë eshtrat dhe identifikimin e njerëzve të tyre të dashur. Rreth 630 familje kanë raportuar të afërmit e tyre të zhdukur, duke krijuar edhe një hartë me 37 vendvarrime potenciale masive ku mund të gjenden eshtra të tjera”.

Organi i akuzës duhet të bëjë më shumë në këtë drejtim theksoi, Metheë Holliday Drejtori Rajonal i ICMP.

“Prokurorët duhet të japin urdhër për të kryer këto zhvarrime pasi ka edhe të tjerë në Dajt që rezultojnë të zhdukur. E njëta gjë duhet të bëjë edhe prokuroria e Fierit, e cila ka për detyrë të regjistrojë çdo rast, apo denoncim nga familjarët që kanë humbur të dashurit tyre në kohën e komunizmit. Ne do të vazhdojmë të mbështësim qeverinë shqiptare për të bërë prpcesin e identifikimit të personave të humbur në kohën e komunizmit”.

Shqipëria është e fundit dhe shumë e vonuar në procesin e gjetjes së njerëzve të zhdukur pohoi Zv.ambasadorja e BE, Monik Bylet në Konferencën e Komisionit Ndërkombëtar.

“Identifikimi i dy personave ndoshta mund të mos të duket shumë por, gjithsesi është një fillim i mirë pasi dy famlje janë të qeta pas identifikimin të eshtrave. Historia nuk duhet të harrohet. Dhe popujt e BE-së e kuptojnë më shumë se kush tjetër këtë situatë që ndodhet Shqipëria. Në Parlamentin Europian u miratua një Rezolutë për kujtimin e viktimave nga sistemet ditaktoriale dhe totalitare. 

Në këtë kohë prokurorët duhet të bëjnë më shumë kërkesë nëpër gjykatat e rrethit për të bërë rikërkime për të humburit e kohës së komunizmit që nuk janë pak, por 6 mijë persona. Ky është një detyrim moral i shoqërisë për të gjetur personat e humbur për gjatë periudhës 45-vjeçare të diktaturës”.

Deri  tani nga kërkimet që kanë bërë vetë familjarët e të ekzekutuarve nga regjimi komunist, janë gjetur eshtrat e mbi 2000 personave, ndërsa fati i të tjerëve ende nuk dihet.

“Lufta e klasave” konsiderohet si Fushata më e egër që zhvilloi regjimi komunist në Shqipëri dhe konsiderohet se më gjakatarja në Europën Lindore. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!