Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Viktima e dytë brenda një ore, bie nga lartësia, humbet jetën punëtori në Tiranë

schedule16:33 - 3 Shtator, 2020

schedule 16:33 - 3 Shtator, 2020

Brenda rreth një ore humbet jetën punëtori i dytë në Tiranë aksidentalisht në punë. Pasditen e sotme rreth orës 16:10, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke punuar në një kantier ndërtimi ka rënë nga lartësia një 56-vjeçar me inicialet I. B. duke gjetur vdekjen në vend.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke vijuar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë që mesditën e sotme rreth orës 14:50, një 35-vjeçar ndërroi jetë në një fabrikë prodhimi parafabrikat në Kamëz. 35 vjeçarin dyshohet se e kapi makineria e fabrikës, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital. d.b/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!