Pamje të rënda vijnë nga aeroporti i Kabulit pas dy shpërthimeve kamikaz që ndodhën sot. Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit.
Agjencia e lajmeve Aśvaka ka publikuar pamje të rënda ku shihen viktimat në tokë, ndërsa ka edhe shumë të plagosur, ndërsa dëgjohen edhe fëmijë duke qarë.
#Breaking another footage (Strong Graphics +18)
The number of Injuries and deads cross 100#Kabulairport pic.twitter.com/63cgEOsj1o
— Aśvaka – آسواکا News Agency (@AsvakaNews) August 26, 2021
Dyshimet janë se pas sulmit fshihen Provinca Khorasan e Shtetit Islamik (ISKP), degë e Shtetit Islamik në Kabul.
Shpërthimi ndodhi pas mesditës para një qendre rekrutimi të policisë në Abbey. Menjëherë, pati një përgjigje nga ushtarët amerikanë.
Numri i viktimave pritet që të rritet. Raportet flasin për 100 të vdekur, por ende nuk ka shifra të konfirmuara. g.v/abcnews.al