Vikingët lundruan me anije për të kaluar Oqeanin Atlantik dhe u zhvendosën në Kanada që në vitin 1021, sipas një studimi të ri, duke treguar datën e parë të saktë të europianëve në Amerikë. Studimi shqyrtoi objekte prej druri nga një vendbanim i Vikingëve në Newfoundland, të cilat tregojnë prova të njerëzve që kaluan Atlantikun për të arritur në Amerikë, shkruan CNN
Vendi, i njohur si L’Anse aux Meadows, ndodhet në gadishullin verior të Newfoundland. Kur vikingët arritën në L’Anse aux Meadows, ata copëtuan një pemë duke përdorur tehe metalike, të cilat nuk ishin prodhuar nga popullsia autoktone që jetonte në atë zonë në atë kohë. Pjesët prej druri, të lëna pas në vendbanim, ishin nga tre pemë të ndryshme.
Një vit më parë, ndodhi një stuhi masive diellore, duke lëshuar një sërë rrezesh kozmike, ose grimca energjie. Të tre objektet prej druri tregojnë të njëjtin sinjal nga stuhia diellore saktësisht 29 unaza. Këto tregojnë se pemët u prenë në 1021 pas Krishtit, tha Margot Kuitems, bashkëautore e studimit dhe studiuese në Universitetin e Groningen.
Studimi u botua në revistën Nature .
Këto të dhëna na tregojnë se europianët kanë mbërritur në Amerikë përpara Christopher Columbus. Vikingët gjithashtu qëndruan në Islandë dhe Grenland para se të mbërrinin në L’Anse aux Meadows.
“Mendohet se vikingët u nisën drejt perëndimit për të gjetur lëndë të reja, më së shumti dru,” tha Dee. “Duke udhëtuar midis kontinenteve për materiale të tilla, është përshkruar si hapi i parë në globalizim.”
Më parë, studiuesit besonin se vikingët kishin ardhur në Amerikë në fund të viteve 990 ose në fillim të viteve 1000. Përdorimi i rrezeve kozmike mund të ndihmojë studiuesit të studiojnë edhe vendet e tjera historike që mendohet se janë me origjinë Vikinge ose mesjetare, sepse ka të paktën dy ngjarje që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe, në 775 dhe 993.
Studiuesit po përpiqen gjithashtu të gjurmojnë stuhi të tjera diellore, dhe deri më tani, ata kanë konfirmuar një tjetër që ndodhi në 660 para Krishtit./abcnews.al