Vijon ulja e borxhit publik/ Ministri i Financave: Në 2025 synojmë që borxhi të jetë 55.8 përqind

schedule15:45 - 11 Nëntor, 2024

schedule 15:45 - 11 Nëntor, 2024

Borxhi publik ka prekur nivelin ë të ulët në 16 vite. Ministri i Financave Petrit Malaj gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë ka deklaruar se pavarësisht kësaj objektivi kryesor buxhetit të shtetit mbetet që  për vitin 2025 niveli i borxhit të arrijë në 55.8% të prodhimit të brendshem bruto.

Për kreun e financave me rëndësi vitin e ardhshëm do të jetë edhe marja e granteve dhe huave me terma të buta në një shumë totale prej rreth 922 milionë Euro  që do të përfitohen nga plani i rritjes

Sipas ministrit të financave Shqipëria pritet të dalë me një Eurobond brenda tremujorit të parë të vitit të ardhshënë vlerën e 600 mln eurove që  do të shkoj per te mbuluar Eurobondin e vitit  2018 qe maturohet me tetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!