Zjarri ende nuk është shuar në fushën e mbetjeve në Sheq të Madh në Fier. Banorët janë të indinjuar që situata nuk po normalizohet.
“Na mbyti situatë e keqe, dritaret si hapim dot jemi mbyllur s’ka njerëz nëpër rrugë, ajri i ndotur”.
“Shumë i rëndë s’durohet. Është me keq se virusi”.
“Të mundohen të shmangin këto djegiet që ngarkojnë ambientin. Është ajri i rëndë”.
Nga ana e saj Bashkia e Fierit ka sqaruar se puna nuk ka nisur pasi nuk kanë gati infrastrukturën e nevojshme dhe mjetet që do transportojnë mbetjeve drejt impiantit./Abcnews.al