Vijon situata alarmante tek Infektivi, 8 pacientë në terapi intensive dhe 4 të intubuar

schedule11:07 - 11 Korrik, 2020

schedule 11:07 - 11 Korrik, 2020

Situata në spitalin Infektiv vijon te paraqitet alarmante për shkak të pandemisë Covid-19.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë të shtruar 72 pacientë në spital, ku 8 prej tyre janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 janë të intubuar në gjendje të rënde.

Lexo edhe: Rekord tragjik, 4 të vdekur dhe 93 raste të reja me koronavirus

Sakaq, bëhet me dije se një pjesë e pacientëve që trajtohen në terapi intensive por edhe ata të intubuar janë mosha të reja.

Kujtojmë që sot në vendin tonë janë rregjistruar 93 raste të reja me koronavirus dhe katër viktima. /abcnews.al