Vijon saga e vdekjeve misterioze të oligarkëve rusë, menaxheri i Gazprom humb jetën pasi bie nga shkëmbi

schedule22:34 - 3 Maj, 2022

schedule 22:34 - 3 Maj, 2022

Lista e vdekjeve misterioze mes oligarkëve dhe drejtuesve pranë Kremlinit apo kompanisë ruse Gazprom është duke u rritur.

Andrei Alekseevich Krukowski , 37 vjeç, drejtor i resortit të skive në pronësi të gjigantit rus të gazit në Krasnaya Polyana vdiq të dielën e kaluar “duke rënë nga një shkëmb” në Soçi.

Lajmi për vdekjen u dha nga agjencia ruse Tass më 1 maj.

Aksidenti fatal ndodhi në rrugën për në kalanë Aczipsinskaya. 37-vjeçari u dërgua në spital por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marr dhe ndërroi jetë.

Vdekja e menaxherit, i cili menaxhonte objektin në pronësi të Gazprom, u konfirmua nga zyra e shtypit e banjave termale, të cilat Krukowski i drejtonte që nga viti 2019.  Krasnaya Polyana është një nga vendpushimet më të famshme të skive në Rusi dhe në vitin 2014 ishte pjesë e kompleksit të Lojërave Olimpike dimërore në Soçi. Rrethanat e aksidentit do të shqyrtohen nga hetuesit./abcnews.al/