Vijon radha e gjatë në Kapshticë, ekziston mundësia që pala greke të ngrejë traun

schedule10:34 - 30 Gusht, 2020

schedule 10:34 - 30 Gusht, 2020

Në pikën kufitare të Kapshticës situata vijon të jetë e njëjtë, ndërsa kemi edhe shtim të qytetarëve. Një pjesë e mirë e tyre po kthehen mbrapsht nga postblloku i vendosur në fshatin e Kapshticës.

Burime nga pala shqiptare, bëjnë të ditur për gazetaren Ledjona Xheladinaj se ka një shpresë që qytetarët që ndodhen aktualisht në kufi të kalojnë në Greqi.

Sipas saj, ka tentativa për të arritur një dakordësi.

Lexo edhe: Pala greke mbyll sportelet, sërish radhë automjetesh në Kapshticës

Po ashtu, raportohet se në kufi ndodhen të paktën 30 automjete që presin të kalojnë në shtetin fqinj.

Ndërkohë, qytetarët shprehen se i shqetëson më shumë skadimi i afatit për tamponin sesa pritja në radhë.

Ribërja e tamponit, duke qenë se shumica janë familjarë me disa anëtarë, është shumë e kushtueshme për xhepat e tyre. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!