Vijon përplasja Musk-Starmer/ Kryeministri britanik: Miliarderi, minues i demokracisë amerikane

schedule16:19 - 6 Janar, 2025

schedule 16:19 - 6 Janar, 2025

Vijon përplasja mes kryeministrit britanik Keir Starmer dhe njeriut më të pasur të botës Elon Musk. Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë britanike iu përgjigj akuzave që Musk ka bërë ndaj tij si ish prokuror dhe si kryeministër mbi faktin se laburistët nuk kanë bërë mjaftushëm për të mbrojtur të miturit ndaj sulmeve seksuale.

Starmer deklaroi se Musk është një njeri që kërkon të marrë vëmendje duke minuar demokracinë e vendit të tij nepermjet perhapjes se dezinformacionit ne X, ndërsa shtoi se njeriu më I pasur i botës nuk është realisht i shqetësuar mbi viktimat e mitura të dhunës seksuale.

“Ata që përhapin gënjeshtra dhe dezinoformata sa më shumë që të jetë e mundur, nuk janë të interesuar për viktimat por janë të interesuar për veten e tyre. Ata që brohorasin krahas politikanëve të Ekstremit të djathtë kanë qëllime të tjera. Ata mbështesin njerëz që kanë marrë fëmijë në kujdestari dhe më pas i kanë dhunuar seksualisht. Shfrytëzimi seksual i fëmijëve është një akt i pështirë dhe unë kam punur kur kam qenë kryeprokuror mbi këtë çështje dhe do të punojë edhe si kryeministër.”, tha Starmer.

Elon Musk përshakallëzoi më tej tensionet me kryeministrin Britanik duke publikuar një status në platformën X këtë të hënë ku shkruhej se Keir Starmer duhet të shkojë në burg.

Njeriu më i pasur i Botës ka pasur përplasje të vazhdueshme me Starmer që prej kohës kur laburisti mori pushtetin në muajin korrik të vitit të shkuar ku e ka akuzuar atë për isamofobi dhe se nuk po bën mjaftueshëm në mbrojtjen e të miturve ndaj sulmeve seksuale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!