Vijon numërimi i votave, kush kryeson për kryetar në qytetin e Shkupit

schedule07:31 - 18 Tetor, 2021

schedule 07:31 - 18 Tetor, 2021

Kryetari i KSHZ-së, Alaksandar Dashtevski, në Maqedoninë e Veriut e ka cilësuar të suksesshëm procesin zgjedhor.

Në një deklaratë për mediat, Dashtevksi ka theksuar se deri më tani janë përpunuar të dhënat për 1662 vendvotime 47.76% te përpunuara për kryetare komunash dhe 45.83% këshilltar.

Për Qytetin e Shkupit janë numëruar 17% të të dhënave për kryetar.

Sipas gjendjes aktuale të votave të numëruara, në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të Shkupit, udhëheq Danela Arsovska, me 15.379 vota, ose 38.9% të votave, pasuar nga 13.705 vota, dmth.

34.66% nga kandidati i LSDM -së në pushtet, Petre Shilegov.

Pero Georgievski nga partia e majtë aktualisht është në vendin e tretë me 3,385 vota, ose 5.56%. /abcnews.al/