Moti i keq me përmbytje dhe rrëshqitje dheu ka shkaktuar 10 viktima në provincën e Palermos në Itali, dhe dy në krahinën e Agrixhentos. Një shtëpi në fshatrat Kasteldaçia të Palermos u përfshi nga uji që ka pushtuar rrugët. Në këtë banesë u shuan thuajse plotësisht dy familje: gjithsej 9 persona, gjyshërit, fëmijët e tyre dhe nipërit humbën jetën nga përmbytja. Ndërsa dy anëtarë të këtyre familjeve kanë shpëtuar pasi ishin larguar pak përpara tragjedisë. Mes viktimave janë dhe dy fëmijë të moshës 1 dhe 3 vjeç. Ndërkohë, në Vikari të Palermos u shënua dhe viktima e 10 në këtë rajon. Situata vijon të jetë e rëndë në Siçili. Në këtë zonë, dy persona janë shpallur të zhdukur. Ndërkaq, autoritetet gjenden në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë banorëve. Dëmet materiale janë të pallogaritshme. /abcnews.al
Vijon moti i keq në Itali, shuhen dy familje
schedule11:58 - 4 Nëntor, 2018
schedule 11:58 - 4 Nëntor, 2018