Vijon eksporti i energjisë/ Vlera e energjisë së shitur së fundi është 5.6 milionë euro

schedule15:19 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 15:19 - 5 Dhjetor, 2023

Prodhimi i energjisë në vend duket se ka hyrë në periudhën e artë të eksporteve. Reshjet instensive të shiut të rëna gjatë javëve të fundit kanë bërë që Korporata Elektoenergjitike Shqiptare të shfrytëzojë në maksimum prurjet duke prodhuar energji edhe për eksport.

Në procedurën e fundit të realizuar për periudhën 5 deri në 10 dhjetor KESH ka shitur energji në një vlerë prej 5.6 milion eurosh .Procedura për shitjen është realizuar me dy lote dhe janë eksportuar rreth 57 mijë megavatorë energji elektrike e cila është shitur me dy lote dhe me një çmim mesatar prej 98 eurosh.

Niveli i ujit në kskadën e Drinit rezulton në nivelet më të larta të muajve të fundit duke siguruar plotësimin e nevojave të vendit me energji por njëkohësisht edhe duke shitur energji. Vetëm në pak jave niveli në Fierzë është rritur me gati 7 metra duke arritur në mbi 275 metra.

Pvarësisht varësisë që prodhimi i energjisë elektrike ka nga reshjet e shiut duket se mirmenaxhimi i prurjeve ka ndikuar në përmirësimin e gjendjes financiare të KESH. Në total eksporti i energjisë elektrike përgjatë këtij viti shkon në rreth 58 milionë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!