Vijojnë trazirat në Mianmar, vriten dy persona

schedule12:54 - 14 Mars, 2021

schedule 12:54 - 14 Mars, 2021

Të paktën dy persona janë qëlluar për vdekje në kryeqytetin e Mianmarit, Rangoon, teksa forcat e sigurisë po vazhdojnë shtypjen e protestave kundër puçit ushtarak në këtë shtet.

Të dy viktimat janë qëlluar për vdekje nga policia, raportuan mediat lokale më 14 mars. Protesta, përveçse në Rangoon, po mbahen edhe në qytetin Daëei.

Një ditë më parë, katër protestues u vranë në Mandalay, qytetin e dytë më të madh në Mianmar, gjithashtu dy protestues u vranë në Pyay dhe një në Tëante. Kombet e Bashkuara kanë thënë javën e kaluar se në Mianmar, janë vrarë të paktën 70 persona nga forcat e sigurisë, që kur ushtria mori kontrollin me datë 1 shkurt.

Më 13 mars, ushtruesi i kryetarit të qeverisë civile të Mianmarit, i cili gjendet në lokacion të panjohur, Mahn Ëin Khaing Than tha se shteti po kalon një nga momentet më të errëta në histori.

Mahn Ëin Khaing Than është anëtar i partisë së Aung San Suu Kyisë, e cila është arrestuar nga ushtria, së bashku me bashkëpartiakët e saj.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në mediat sociale, Mahn theksoi se nuk do të ketë kurrë dorëzim para një ushtrie të padrejtë, por e ardhmja do të ndërtohet vetëm duke bashkuar forcat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!