Ndërsa në qendër ende nuk duket një reflektim serioz për rezultatin që mori PD-ja, e të dyja grupeve, në bazën e saj ndodh e kundërta.
Është kryetari i degës së Beratit, mbështetës i Rithemelimit, Shyqyri Dura, i cili dorëhiqet nga posti drejtues.
“Për situatën në të cilën ndodhemi, shpreh mendimin tim për të kaluar degën në një ristartim të ri. Unë shpreh publikisht dorëheqjen time dhe largohem nga drejtimi i degës për të kaluar në një riformatim”, shkruan ai.
Në garën e Beratit, Ervin Demo i Partisë Socialiste, fitoi me mbi 6 mijë vota, kundrejt kandidatit të Koalicionit Bashkë Fitojmë, Zija Ismaili.
Pas rezultatit të humbjes së thellë, është doërhqur më parë dhe drejtuesi I Foltores së Shënkollit, Luigj Gjoka.