Vijnë me kamion dhe paguajnë shuma të frikshme për avokatë: Gjyqtari britanik, i shqetësuar për shqiptarët

schedule10:21 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 10:21 - 28 Dhjetor, 2020

Gjykatësi britanik Richard Mansell QC, ka shprehur publikisht shqetësimet e tij në lidhje me faktin se grupe kriminale shqiptare qendrojnë pas disa shpenzimeve të mëdha në llogari të kompanive ligjore private në Londër.

Gjykatësi foli pasi refuzoi një kërkesë të të afërmve të një të riu shqiptar për heqjen e avokatit të caktuar dhe në vend të tij të emërohej një tjetër avokat, kësaj radhe privat, rapoton abcnews.al.

19-vjeçari shqiptar Egzon Kortoci, është në paraburgim në Doncaster, në pritje të gjyqit në prill pasi akuzohet për prodhimin e kanabisit. Shqiptari u kap në korrik.

Kortoci sipas mediave britanike është duke u mbrojtur duke thënë se ai ishte trafikuar nga grupe kriminale për në Britaninë e Madhe, të cilët e detyruan që të merrej me kultivimin e kanabisit.

Në lidhje me këtë rast, gjykatësit Mansell iu tha që familjarët dhe anëtarët e komunitetit shqiptar, ishin organizuar për të paguar përfaqësimin ligjor privat.

Por ai pyeti se si mund të ndodhte që Kortoci dhe të tjerët në një pozicion të ngjashëm, të cilët ishin trafikuar në vend në brenda një kamioni, për të bërë një jetë më të mirë për veten e tyre, të kishin para të paguanin fatura të shtrenjta ligjore?!

Ka diçka shumë, shumë shqetësuese në lidhje me këtë” tha ai.

Burrat pretenduan se ishin shfrytëzuar nga kriminelë të organizuar, por më pas aplikuan për t’u hequr ndihmën juridike me premisën se ata kishin para në shtëpi për të financuar mbrojtjen e tyre.

Ose ata kanë para të bëra vetë ose janë para nga vetë bandat kriminale” tha gjykatësi Mansell.

Ai tha se ky nuk është rasti i vetëm.

Unë jam duke referuar disa raste për të parë se çfarë po ndodh këtu” tha ai.

Ai ra dakord të zgjasë afatet e kujdestarisë deri në ditën e tretë të gjykimit.

Pas çështjes, deputeti i Shipley, Philip Davies, kërkoi hetim të aktivitetit të bandave që fusin në Britaninë e Madhe të rinj, të cilët më pas merren me aktivitete të ndaluara.

Kohët e fundit ka pasur një varg aksionesh të policisë në shtëpi në zonën e Bradfordit, ku janë ngritur ferma kanabisi duke arrestuar shumë të rinj.

Në fillim të këtij viti, një hetim i një gazete kombëtare pretendoi se zotërit e drogës shqiptare trafikonin njerëz të pambrojtur, duke përfshirë fëmijë, në Britani, ku ata janë detyruar të skllavërohen në tregun e drogës.

Ajo pretendoi se disa janë kontrabanduar këtu me kamionë, shumë sigurojnë pasaporta false dhe hyjnë me makinë ose traget. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!