Flamur Avdyli, një person i dyshuar për perfshirje në trafik droge, është vënë në pranga nga policia. Ai është ndaluar nga policia për llogari të drejtësisë italiane. Po ashtu 2 persona të tjerë janë ndaluar për llogari të drejtësisë gjermane.
Burimet bëjnë të ditur se Avdyli është prangosur në Shijak pasditen e sotme nga Forcat RENEA dhe është dërguar më pas në Drejtorine e Policisë së Tiranës. Këta persona janë ndaluar nga policia gjatë një operacioni të gjerë policor që po kryhet në disa qytete të vendit për goditjen e grupeve kriminale që operojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë./abcnews.al