Ministria e Sigurisë Publike e Vietnamit tha të shtunën se policia kishte arrestuar një gazetar dhe një avokat për “abuzim të të drejtave demokratike” duke postuar artikuj në Facebook.
Ish-raporteri Truong Huy San dhe avokati Tran Dinh Trien u akuzuan për “abuzim të lirive demokratike për të cenuar interesat e shtetit”, tha qeveria vietnameze në një deklaratë.
Vepra penale parashikon një dënim të mundshëm nga dy deri në shtatë vjet burg.
Ndërsa Vietnami ka prezantuar reforma gjithëpërfshirëse ekonomike dhe është gjithnjë e më i hapur ndaj ndryshimeve shoqërore, partia e tij Komuniste në pushtet ruan censurën e rreptë të medias./abcnews.al